Menjëherë pas vendimit, ministri i Jashtëm grek del me kërkesën urgjente ndaj autoriteteve shqiptare për Belerin

vovalbania June 01, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Menjëherë pas vendimit, ministri i Jashtëm grek del me kërkesën urgjente ndaj autoriteteve shqiptare për Belerin

Ministri i Jashtëm grek Vasilis Kaskarelis ka takuar homologen Olta Xhaçka në samitin jozyrtar të Ministrave të Jashtëm të NATO-s që po zhvillohet në Oslo.

Gjatë bisedës me të, Kaskarelis ka kërkuar lirimin e Fredi Belerit dhe Pandeli Kokaveshit, dy qytetarë të minoritetit grek, të cilët janë burgosur me akuzën për blerjen e votave gjatë fushatës për zgjedhjet lokale, akuza të cilat i kanë mohuar dhe i kanë cilësuar si inskenime politike.

Beleri është kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, ndaj të cilit sot u caktua përfundimisht se do të qëndrojë në burg. Bashkëpunëtori i tij u dënua vetëm me detyrim paraqitje.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50512 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE