Nisin xhirimet për “Kepin e Tundimeve”, Kiara Tito dhe ekipi i saj udhëtojnë drejt Stambollit. Bashkë me ta edhe Luizi

vovalbania June 06, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Nisin xhirimet për “Kepin e Tundimeve”, Kiara Tito dhe ekipi i saj udhëtojnë drejt Stambollit. Bashkë me ta edhe Luizi

Kiara Tito dhe ekipi i saj kanë udhëtuar ditën e sotme drejt Stambollit për të nisur xhirimet e emisionit “Kepi Tundimeve”që do të vijë nën drejtimin e moderatores këtë sezon.

Bashkë me stafin e programit, në fluturim ka qenë edhe këngëtari Luiz Ejlli i cili do të fluturojë më pas drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës ku do të mbajë një tur disa ditor me disa koncerte për komunitetin shqiptar atje, shkruan Vip Magazine.

Kiara dhe Luizi janë fotografuar nga fansat së bashku në aeroportin e Rinasit pak para nisjes së fluturimit.

Nga ana tjetër në një video të ndarë nga autorja e programit, Olsa Muhameti në avion, duket se pas saj qëndrojnë çifti Luiz-Kiara.

Fillimisht Kiara ishte e ftuar speciale në koncertet e Luizit për shkak të kërkesave të fansave për t’i parë bashkë në skenë gjatë këngës “Me Ty”që është një dedikim për moderatoren. Por më pas faqja e agjencisë që organizon turin e Luizit postoi një tjetër poster pa emrin e Kiarës si e ftuar speciale.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49340 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE