Sot pretenca për Mediu, Gjykata merr vendimin e papritur për ish-ministrin

vovalbania June 07, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Sot pretenca për Mediu, Gjykata merr vendimin e papritur për ish-ministrin

Në Gjykatën e Posaçme këtë të mërkurë do të zhvillohet pretenca për ish ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu.

Seanca është parashikuar që të zhvillohet në orën 14:00 në lidhje me akuzat që prokuroria ka ngritur për shpërdorim detyre që janë ngritur ndaj ish ministrit për ndërtimin e fabrikës së demontimit të armëve në Gërdec.

Ndërkaq kujtojmë se dy seancat e para nuk janë zhvilluar pasi dy avokatët mbrojtës së Mediut, Ardian Visha dhe Henrik Ligori nuk janë paraqitur duke dhënë shkaqe të ndryshme, jo arsye shëndetësore, jo seancë tjetër gjyqësore.

Në seancën e kaluar avokatët janë penalizuar që të mos bëhen pengesë dhe nëse ato nuk do të jenë në seancë, gjykata tashmë ka caktuar Artan Simonin si avokat që do të jetë i pranishëm në pretencë dhe do të bëjë dhe mbrojtjen e ish ministrit Mediu.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 64404 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE