Einxhel Shkira dhe Beniada Nishani lënë pas hatërmbetjet. Modelja i bën surprizën e bukur moderatores

vovalbania June 08, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Einxhel Shkira dhe Beniada Nishani lënë pas hatërmbetjet. Modelja i bën surprizën e bukur moderatores

Prishja e miqësisë mes Einxhel Shkirës dhe Beniada Nishanit shkaktoi goxha reagime në publik. Dyshja të cilat krijuan një raport goxha të ngushtë gjatë qëndrimit në shtëpinë e Big BrotherVIP 1, pas përfundimit të spektaklit nuk u panë më bashkë.

E shpesh herë vajzat tregonin versionet e tyre se përse ato nuk flisnin më bashkë. Por duket se pas një viti, ish-banoret i kanë lënë pas keqkuptimet mes tyre dhe tani surprizojnë njëra-tjetrën me dhurata.

Ishte Einxhel ajo që e zbuloi këtë gjë nëpërmjet një postimi në InstaStory ku tregonte se Beniada i ka bërë një dhuratë për vogëlushin e saj Trev

“Ja si ta merr kalanë nga brenda. Faleminderit dashuri”- shkruan moderatorja krahas videos.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49523 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE