Parashikimi i motit, zonat bregdetare “çlirohen” nga shirat

vovalbania June 16, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Parashikimi i motit, zonat bregdetare “çlirohen” nga shirat

Kushtet e paqëndrueshme atmosferike do të vijojnë në vendin tonë duke kushtezuar alernime kthjellimesh dhe vranësirash  ku herë pas here vranësirat do të zhvillohen duke gjeneruar shira afat-shkurtër. Në zonat malore verlindore dhe jugindore shirat do të jenë në formë rrebeshi.

Disi më të favorizura do të jenë zonat bregdetare ku priten vetëm momente me pika shiu. Gjatë natës do të mbetemi nën ndikimin e vranësirave të dendura dhe shirave të izoluara në pjesën më të madhe të territorit.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të qëndrojnë kostante gjatë orëve të mëngjesit, por mesdita do të sjellë një rritje të lehtë të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 11°C deri në 30°C. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 40 km/h nga drejtim permanent Verior duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 2-3 ballë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49326 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE