I nxehti afrikan “pushton” Shqipërinë/ Kujdes nga vapa, këto janë sëmundjet që shkakton

vovalbania July 10, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
I nxehti afrikan “pushton” Shqipërinë/ Kujdes nga vapa, këto janë sëmundjet që shkakton

Me rritjen e temperaturave, kujdesi ndaj shëndetit dhe nevoja për të qëndruar sa më të freskët janë gjithnjë e më urgjente. Në këtë periudhë të vitit rekomandimet e mjekëve janë të qëndroni larg të nxehtit përvëlues të verës.

E teksa termometri shënon rritje dita ditës duke kaluar 35 gradë celsius, përveç djersitjes trupi mund të vuajë edhe nga disa simptoma të tjera.

Në këtë artikull ju do të mesoni  se çfarë sëmundjesh mund të shkaktojnë temperaturat e larta.

 

Cilat janë sëmundjet që shkakton i nxehti

Sëmundjet e shkaktuara nga i nxehti shfaqen kur trupi nuk është në gjendje të kryejë procesin e vetë-ftohjes. Zakonisht trupi i njeriut ftohet me anë të djersitjes dhe qarkullimit të gjakut. Gjithsesi kur temperaturat janë shumë të larta, as ky proces nuk është i mjaftueshëm.

Kështu trupi mund të zhvillojë gjendje të ndryshme të cilat kthehen në sëmundje. Këtu përmendim që nga djegiet e lëkurës, deri tek hipertermia apo siç quhen ndryshe goditjet nga i nxehti. Nëse me rritjen e temperaturave keni vënë re se ju dhembin muskujt apo keni kriza të vazhdueshme të gjymtyrëve, arsyeja mund të jetë vapa e madhe. Gjithashtu i nxehti ndikon shumë keq edhe tek personat që vuajnë nga sëmundjet kardiovaskulare.

Pasi  vështirësojnë qarkullimin e gjakut duke e ngadalësuar apo përshpejtuar atë. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetit temperaturat e larta mund të bëhen shkak për përkeqësimin e sëmundjeve të veshkave, trurit dhe atyre të frymëmarrjes.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49566 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE