VIDEO/ 5 të rinj shqiptarë humbën jetën tragjikisht në Greqi, viktimat ishin punonjës sezonalë

vovalbania July 18, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
VIDEO/ 5 të rinj shqiptarë humbën jetën tragjikisht në Greqi, viktimat ishin punonjës sezonalë

Pesë persona me origjinë shqiptare humbën jetën tragjikisht pas një aksidenti të rëndë të ndodhur pasditen e sotme në Greqi.

Mësohet se viktimat ishin punonjës sezonalë që mblidhnin qershi në Greqi.

Aksidenti i rëndë ndodhi në kilometrin e 87-të të rrugës nacionale Follorinë-Selanik, ku në rrethana ende të paqarta, makina me të cilën udhëtonin shqiptarët hyri në korsinë e kundërt dhe u përplas kokë më kokë me një kamion.

Nga përplasja e fortë ndërruan jetë në vend 5 të rinjtë shqiptarë.

Shoferi i kamionit mbeti i plagosur lehtë. Mediet greke nuk kanë pulbikuar ende identitetet e viktimave.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49330 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE