I dashuri e kritikoi për peshën, Bebe Rexha i jep fund lidhjes

vovalbania July 21, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
I dashuri e kritikoi për peshën, Bebe Rexha i jep fund lidhjes

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, duket se i ka dhënë përfundimisht lidhjes me Keyan Safyari.

Dyshimet lindën kur javën e kaluar, ajo shpërndau në InstaStory një mesazh të shkruar nga i dashuri i saj në InstaDirect, i cili e kritikonte atë për peshën.

Nga mesazhi u la të kuptohet se mes dyshes kishte mbaruar gjithçka, edhe pse situata nuk ishte totalisht e qartë.

Sido që të jetë, rrjetet sociale në ditët e sotme janë bërë një mjet konfirmimi për gjërat kur nuk shkojnë mirë mes çifteve.

E një gjë e tillë duket se po ndodh edhe me Beben, e cila e ka larguar nga të gjitha rrjetet sociale kinematografin amerikan.

Kujtojmë se në mesazhin nga Keyan të publikuar para pak ditëve shkruhej:

“Gjithmonë kam thënë se do të jem i sinqertë me ty dhe fytyra jote po ndryshonte, kështu që të thashë se ishte… kjo ishte biseda që po bënim dhe ti pyete”, thuhej në mesazh.

Ai shtoi: “A duhet të pretendoj se nuk ndodhi dhe se është në rregull? Hajde unë shtoj 3 kilogramë dhe ti më quani topolakë dhe të shëndoshë. Nuk do të thotë se nuk më do mua.”

Safyari argumentoi se Rexha “po përpiqej të gjente arsye për t’u ndarë” me të.

“Mos përdor diçka të tillë për të armatosur zemërimin, ankthin apo ndonjë pasiguri që mund të kesh. Ti e di se unë të kam parë gjithmonë si të bukur dhe të kam dashur pa marrë parasysh çfarë”.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 51011 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE