Tragjedia me 4 të mbytur në liqenin e Banjës, flet i afërmi: Do dalim për t’u larë thanë…

vovalbania July 22, 2023 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Tragjedia me 4 të mbytur në liqenin e Banjës, flet i afërmi: Do dalim për t’u larë thanë…

Ka folur për mediet një nga të afërmit e katër viktimave që u mbytën mbrëmë në liqenin e Banjës në Gramsh. Katër anëtarë të së njëjtës familje u shuan në liqenin e Banjës në Gramsh, ndërsa kishin shkuar për tu larë.

Viktimat janë Arben Zogu, 46 vjeç, dy djemtë e tij Rubens Zogu 19 vjeç dhe Esti Zogu 14 vjeç, dhe nipi i tij Melis Zogu, 20 vjeç.

Ndërkaq i afërmi i viktimave tha për mediet se se ata kishin shkuar për tu larë që prej orës 15. Sipas tij ata i morën rreth orës 17 në telefon, por nuk po u përgjigjeshin.

“Do dalim për t’u larë thanë, ja motorat i kanë këtu, me telefona siç ishin me shapka që dolën nga shtëpia. Nuk do vonohemi shumë thanë. S’dimë gjë tjetër më. U nisën në orën 3, dhe thanë do vonoheshin 1 orë. Në orën 5 i merrnim në telefon nuk përgjigjeshin”, u shpreh familjari i viktimave.

Ndërkohë shefi i zjarrfikëses në Gramsh, në një prononcim për mediat tha se të gjithë nuk kanë ditur not dhe se kanë humbur jetën në tentativë për të shpëtuar njëri-tjetrin.

Ai tha se ky liqen nuk është për t’u larë për ata që nuk dinë not, për shkak se është i gjithi i thellë dhe ka gropa.

“Ngjarja është shumë e rëndë. Babai me gjithë dy djemtë e vet kanë ardhur për t’u larë dhe kanë tërhequr njëri-tjetrin. Është mbytur i pari, ka vajtur për të ndihmuar i dyti. Të tre nuk kanë ditur not, dhe i katërti nuk ka ditur not dhe kanë mbytur njëri-tjetrin. Këtu fatkeqësisht ka pasur disa gropa që janë bërë në kohën e bërjes së HEC-it të Banjës dhe ato gropat janë të menjëhershme, këputen menjëherë. Dhe ata kur janë futur për t’u larë nuk e kanë ditur dhe kanë rënë direkt nëpër ato gropa dhe kështu kanë tërhequr njëri-tjetrin, kanë dashur ta ndihmojnë njëri-tjetrin…”

I pyetur nëse kishte tabela informuese për këto gropa në këtë liqen, kreu i zjarrfikëses tha: “Liqeni nuk është për tabela informuese, liqeni është i thellë i gjithë, dihet që nuk duhet të hyjnë njerëzit që nuk dinë not. Ata kanë hyrë… Faktikisht nuk lahen në liqen. Ne e patrullojmë, si shërbim zjarrfikës, edhe dje këtu kemi qenë, deri në darkë vonë se kemi një gomone që patrullojmë vazhdimisht, bëjmë edhe mësime treguese. Fatkeqësisht sot nuk erdhëm, qëlloi keq shumë keq, për ta dhe për familjet e tyre”.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50859 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE