Bardhi paralajmëroi mbledhjen e Këshillit/ Kryesia e PD merr vendimin e papritur, e shfuqizon nga detyra!

vovalbania July 24, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Bardhi paralajmëroi mbledhjen e Këshillit/ Kryesia e PD merr vendimin e papritur, e shfuqizon nga detyra!

Vetëm disa orë pasi Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi paralajmëroi mbledhjen e Këshillit Kombëtar me qëllim që të pengojë mbajtjen e zgjedhjeve për kryetar më 29 korrik, kryesia e partisë ka marrë vendimin për ta shfuqizuar atë nga posti i kryetarit.

1/5 e anëtarëve të kryesisë, kanë mjaftuar për të marrë vendimin që në vend të Bardhit në cilësinë e sekretarit të Përgjithshëm të vendoset , Indrit Sefa, i cili mund të administrojë vulën e partisë.

Brenda Partisë Demokratike zyrtare ka nisur lufta e dytë për vulën e partisë, kësaj radhe bëhet fjalë për përdorimin e vulës, ku palët po luftojnë se kush do mbajë kompetencat e përdorimit. Kryesia e Partisë Demokratike me një vendim të marrë më datë 18 korrik 2023, ka vendosur që vulën e partisë t’ia marrë sekretarit të Përgjithshëm Gazment Bardhit dhe t’ia kalojë kompetencën për prodhimin dhe përdorimin e saj, sekretarit për Çështjet Ligjore dhe Zgjedhore, Indrit Sefës. Ky vendim është firmosur nga 15 anëtarë të Kryesisë së demokratëve, ndërsa vihet re se Oriola Pampuri ka hedhur firmën dy herë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48717 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE