Çmenduri në futboll! Ky ekip i ofron PSG-së shifrën marramendëse për Kylian Mbappe

vovalbania July 24, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Çmenduri në futboll! Ky ekip i ofron PSG-së shifrën marramendëse për Kylian Mbappe

Kylian Mbappe ka para vetës një ofertë të çmendur, që është më e madhja në histori të futbollit.

Sulmuesi francez ka vendosur të largohet nga Paris Saint Germain, por vazhdon të jetë në dyshim se cilën skuadër do ta zgjedhë.

Skuadra arabe Al Hilal ka bërë ofertë zyrtare në drejtim të PSG-së për të fituar shërbimet e Mbappes, duke ofruar 300 milionë euro.

Por edhe më shokuese është oferta që i është bërë Mbappes, me francezin që nëse pranon transferimin te Al Hilal do të fitojë 700 milionë euro neto në sezon.

Mbappe do të bëhej padyshim futbollisti më i paguar në histori të futbollit pasi bëhet fjalë për një shumë të padëgjuar më parë.

24-vjeçari do të fitonte tre fishin e pagës që fitojnë të gjithë bashkëlojtarët e tij aktual te PSG, pasi gjiganti francez aktualisht ka pagesa prej 200 milionë euro në sezon.

Oferta tani është bërë dhe “topi” ka kaluar te këmbët e Mbappes nëse do ta pranojë këtë ofertë tunduese apo do ta refuzojë për ta bërë ëndrrën e tij realitet që të luaj për Real Madridin.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49207 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE