Zgjedhjet në Spanjë/ Partia Popullore siguron fitoren, por me diferencë të vogël!

vovalbania July 24, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Zgjedhjet në Spanjë/ Partia Popullore siguron fitoren, por me diferencë të vogël!

Asnjë parti apo bllok nuk ka arritur të fitojë një shumicë absolute në zgjedhjet e parakohshme të Spanjës, të zhvilluara një ditë më parë. Rezultatet kanë krijuar pasiguri rreth të ardhmes së qeverisë duke shkaktuar një bllokim të mundshëm të parlamentit.

Partia Popullore ka siguruar fitore të ngushtë ndaj socialistëve në pushtet .

Partia e Punëtorëve Socialistë, e kryeministrit Pedro Sanchez, e cila doli e dyta, do të ketë 122 vende, dy më shumë sesa fitoi më 2019.

Partia e ekstremit të djathtë, Vox, do të ketë 33 vende 19 më pak sesa siguroi më 2019 duke vijuar të jetë forcë e tretë në Parlament.

Kryetari i partisë fituese, ka thënë se partia e tij, si fituese e numrit më të madh të vendeve parlamentare në zgjedhje, do të përpiqet ta formojë një qeveri të re.

Por me këto rezultate dhe me këtë parlament të përçarë sipas analistëve vendi mund të shkojë sërish në zgjedhje.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49288 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE