Moti i keq godet Italinë, një viktimë/Stuhi e fortë në Milano!

vovalbania July 25, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Moti i keq godet Italinë, një viktimë/Stuhi e fortë në Milano!

Moti i keq vazhdon të godasë rajonin e Lombardisë në Itali. Në orët e para të mëngjesit, një tjetër stuhi jashtëzakonisht e fortë, e shoqëruar me rrufe të vazhdueshme dhe erëra me shpejtësi të lartë, goditi Milanon, si dhe një pjesë të madhe të Brianzës. Një 16-vjeçar humbi jetën në Bresciano nga rrëzimi i një peme.

Në disa zona, fenomeni u shoqërua me breshër. Në qytetin e Milanos, stuhia ishte e shkurtër, por shumë intensive e parashikimet lidhur me motin flasin për të tjera reshje shiu të rrëmbyeshme. Ka raportime për çati të shkulura dhe pemë të rrëzuara.

Gjatë natës e deri në orët e para të mëngjesit janë kryer me qindra thirrje për të kërkuar ndihmën e zjarrfikëses së Milanos pas stuhisë më të fundit, të shoqëruar me erëra të forta e breshër. Zjarrfikësit morën raportime se çatitë janë shkulur, shumë pemë u rrëzuan e në një kohë të shkurtër ra një sasi rekord shiu e breshëri.

Dëmtime edhe në linjat e tramvajit që përfunduan në tokë. Për momentin, fatmirësisht nuk ka lënduar.

quinto alpini/vincenzo monti #milano #nubifragio #apocalisse pic.twitter.com/A82c8inIhI

— LFP (@deinfoed) July 25, 2023

Milano, zona Porta Nuova alle ore 4.13. #maltempo #milano pic.twitter.com/VaVXV1xgp6

— Federico Chimenti (@FedericoChiM) July 25, 2023

Në Monza, një familje në një makinë u godit nga një pemë

Në mbrëmje vonë, stuhi të tjera goditën Brianzën. Në Monza u rrëzuan shumë pemë dhe njëra prej tyre goditi një makinë ku udhëtonte një familje me tre anëtarë, nëna, babai e vajza e çiftit vetëm 2-vjeç e gjysmë.

Burri u dërgua në San Gerardo të Monza-s ku u shtrua në spital me kodin e kuq për dëmtime në pjesën e kokës. Fatmirësisht, bashkëshortja dhe vajza e tij nuk pësuan lëndime.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48894 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE