Single apo e lidhur? Ja si përgjigjet Jori Delli!
Jori Delli ka qenë padiskutim një nga personazhet më të përfolur të ‘BBV 2’ edhe pse qëndrimi i saj si banore në shtëpinë më të famshme në Shqipëri zgjati shumë pak. Jo vetëm për hiret e saj trupore, por dhe për lojën gjatë pjesëmarrjes së saj në spektakël, bukuroshja arriti të bëhet kryefjalë e mediave. Jo vetëm brenda shtëpisë së ‘BBV’, por dhe jashtë saj u përfol mjaft.
Mbrëmjen e djeshme Jori ka qenë e ftuar në “Procesi Sportiv” për të zbuluar më shumë rreth thashethemeve të fundit për të në lidhje me afrimitetin dhe skenat romantike në klipin me Noizyn dhe jo vetëm. E pyetur nëse është në një lidhje apo jo, Jori u përgjigj:
Jori: E kam ndarë mendjen që dua të rri vetëm të marr veten
A ndryshojnë italianë nga shqiptarët nga mënyra si të ngacmojë?
Jori: Është më ndryshe, shqiptarët nuk vijnë vetë, i thojnë një shoqeje, një shoku ose ma japin numrin në një mënyrë, po nuk vijnë asnjëherë vetë, nga shtatori, tetori shikojmë…