Sot Dita Botërore e Parandalimit të Mbytjeve/Mbytja kryeson vdekjet aksidentale në botë!

vovalbania July 25, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Sot Dita Botërore e Parandalimit të Mbytjeve/Mbytja kryeson vdekjet aksidentale në botë!

Me vendim të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, (OKB) ka një Ditë Botërore të Parandalimit të Mbytjeve dhe ajo është sot, më 25 korrik. Referuar statistikave, mbytja është shkaku kryesor i vdekjeve aksidentale në rang botëror. Çdo vit, vlerësohet se 236 mijë njerëz mbyten e ky është një problem i madh i shëndetit publik në mbarë botën, pasi barra e pasojave ndihet në të gjitha ekonomitë e po ashtu rajonet.

Në veçanti për fëmijët e të rinjtë e moshës deri 24-vjeç, mbytja është një nga shkaqet kryesore të vdekjeve në nivel global.  Vendet me të ardhura të ulëta e të mesme përbëjnë mbi 90% të vdekjeve aksidentale nga mbytja. Më shumë se gjysma e tyre në botë ndodh në Rajonin e Paqësorit, si dhe të Azisë Juglindore.

Dita Botërore e Parandalimit të Mbytjes shërben si një mundësi për të nxjerrë në pah ndikimin tragjik e po ashtu të thellë të këtij aksidenti në familje e komunitete, si dhe për të ofruar zgjidhje jetëshpëtuese për ta parandaluar. Kombet e Bashkuara theksojnë nevojën për veprim urgjent të koordinuar e marrje masash në disa sektorë si:

∙vendosja e barrierave që kontrollojnë aksesin në ujë;

∙sigurimi i vendeve të sigurta larg ujit në sistemin parashkollor;

∙mësimin e notit, sigurinë në ujë dhe aftësitë e shpëtimit të sigurt;

∙trajnimin e qytetarëve për shpëtim dhe reanimim të sigurt;

∙vendosja dhe zbatimi i rregulloreve të sigurta të lundrimit, transportit e trageteve;

∙përmirësimin e menaxhimit të rrezikut nga përmbytjet.

Në Shqipëri, ky sezon veror është shënuar nga dy tragjedi, si rasti i mbytjes se babait e dy djemve të mitur në plazhin e Vilë-Bashtovës në Gosë të Rrogozhinës, si dhe më i fundit i shënuar të premten e 21 korrikut në liqenin e Banjës në Gramsh. Një burrë me dy djemtë e tij dhe nipin humbën jetën tragjikisht në ujërat e këtij liqeni.

 

 

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50818 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE