Vendos goli i Mba, Partizani fiton me vështirësi dhe gafë në Conference League! Llogaritë mbeten të hapura

vovalbania July 25, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Vendos goli i Mba, Partizani fiton me vështirësi dhe gafë në Conference League! Llogaritë mbeten të hapura

Partizani ia doli të fitojë 0-1 në Andorra kundër Atletic D’Escaldes, për ndeshjen e parë të turit të dytë në Conference League. Me vendasit që kishin ‘një mal’ me probleme, nga shkarkimi i trajnerit dhe largimi i nëntë futbollistëve pak ditë më parë, ishte goli i Mba që i dha suksesin të kuqve.

Pjesa e parë ishte pa shumë raste, edhe pse Partizani nuk u vendos asnjëherë në vështirësi. Do duhej fraksioni i dytë i lojës dhe konkretisht minuta e ’53 që ndeshja të zhbllokohej. Pas një gafe të portierit vendas Gracia, sulmuesi Mba do përfitonte nga vetëm 3 metër largësi mbi vijën fatale, për të tundur rrjetën.

Pjesa e mbetur e lojës pa vendasit më kërkues, teksa Partizani u zbeh në lojë. Për t’u theksuar një rast i humbur nga Da Silva, teksa gjithçka do vendoset në ndeshjen e kthimit pas një jave në Shqipëri.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49462 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE