Doja Cat humbi mbi 250,000 ndjekës në Instagram, por pse?

vovalbania July 26, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Doja Cat humbi mbi 250,000 ndjekës në Instagram, por pse?

Instagram-i i Doja Cat ka shënuar humbjen më të madhe të ndjekësve dhe shifra arriti deri në +250,000 njerëz, që vendosën të bënin unfolloë këngëtaren. E gjitha kjo erdhi si pasojë e një debati virtual që Doja pati me fansat e saj, të cilët i quajti “të çuditshëm” dhe “të frikshëm”.

Doja pati përplasjen e saj me njerëzit në fillim të javës, pasi shpërtheu ndaj fansave që e quanin veten “Kittenz” (kotele), nisur nga emri i artit të Doja Cat.

“Fansat e mi nuk e quajnë veten me asnjë emër. Nëse vetëquheni “kotele”, kjo do të thotë se duhet ta hiqni telefonin, të gjeni një punë dhe të ndihmoni prindërit në shtëpi”, shkroi ajo në Threads dhe menjëherë, fansat u kundërpërgjigjën duke thënë se ajo e krijoi termin vite më parë. Doja, vijoi debatin duke thënë se e sajoi emrin si një “adoleshente që pinte alkool”.

Ajo kritikoi edhe fansat që kishin llogari në emrin e saj, sidomos në atë ligjor. Emri i vërtetë e Doja Cat është Amala Ratna Zandile Dlamini dhe disa fansa të saj e kanë përdorur si emër në llogaritë e tyre në rrjete të ndryshme sociale. Këtë veprim, Doja e quajti “të frikshëm” dhe më vonë e fshiu reagimin.

Doja iu kundërpërgjigj edhe një tjetër personi që tha se pa fansat e saj, Doja do të ishte “asgjë”.

“Askush nuk të detyroi. S’e di pse je duke më folur sikur je nëna ime, k*rvë. Dukesh e çmendur”, reagoi Doja.

“my fans don't name themselves shit. if you call yourself a "kitten" or fucking "kittenz" that means you need to get off your phone and get a job and help your parents with the house.”

This coming from doja cat???

The same woman who was meowing at met gala..? pic.twitter.com/YyKQSklQJM

— ʙᴀɴɢᴛᴀ7 (@bangtantition) July 24, 2023

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48807 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE