“E jotja përgjithmonë”/ Luizi i dedikoi këngë, reagon Kiara dhe prek me fjalët për të: I uroj çdo gruaje një…

vovalbania July 26, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“E jotja përgjithmonë”/ Luizi i dedikoi këngë, reagon Kiara dhe prek me fjalët për të: I uroj çdo gruaje një…

Luiz Ejlli ka gati këngën e tij të re të titulluar “Kiara”. Dedikimin për partneren pritet ta bëjë publike këto ditë, e teksa ne presim, ai ka ndarë një pjesë të refrenit, ku përmendet emri i moderatores.

Këngëtari i dashur për publikun, Luiz Ejlli, ka zbuluar përmes postimeve në rrjetet sociale se e ka gati këngën e tij të re të titulluar “Kiara”.

Që nga titulli kuptohet se është një dedikim për partneren e tij, Kiara Tito, e fansat e tyre po e presin me padurim që ai t’a publikojë. Një ditë më parë, fituesi i edicionit të dytë të BB VIP, ka publikuar një video në “Instagram” ku shfaqet së bashku me moderatoren dhe zbulon një pjesë të refrenit.

Kiara e ka rishpërndarë videon në fjalë, e krah saj i ka kushtuar disa fjalë dashurie Luizit.

“Faleminderit që më bën të lumtur çdo ditë. I uroj çdo gruaje një Luiz në jetën e tyre. E jotja përgjithmonë”, janë fjalët e ish-banores së shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

“E jotja përgjithmonë”/ Luizi i dedikoi këngë,

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50889 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE