Moderatorja e njohur shqiptare rrëfen periudhën e depresionit: ‘Qaja në çdo cep të shtëpisë’

vovalbania July 26, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Moderatorja e njohur shqiptare rrëfen periudhën e depresionit: ‘Qaja në çdo cep të shtëpisë’

Roza Lati njihet si një natyrë e hapur dhe pa komplekse.

Ajo ka bërë një rrëfim pa doreza së fundmi. E ftuar në “Natën me Aulonën”, moderatorja foli për një periudhë gjatë të cilës tha se kishte qenë në depresion.

Roza u shpreh se në 2016 kishte mbetur pa punë dhe këtë fazë e kishte kaluar shumë keq, duke shtuar se qante në çdo cep të shtëpisë.

“E gjitha ka nisur në 2016 kur unë kalova vitin tim të depresionit kur ngela pa punë. Isha te “Dance ëith me” dhe pasi mbaroi emisioni mu bllokua një sezon televiziv. Ngela pa punë, nuk kisha ku të shkoja sepse ishin zënë të gjitha vendet, ishin pozicionuar të gjitha emisionet. Unë sapo kisha marrë një shtëpi me qera, kisha marrë makinën me kredi. E përjetova shumë keq, më vinte turp t’i kërkoja lekë mamit. Rita më ka qëndruar afër, më pagoi kredinë dhe më ka mbajtur shumë mirë. Por, unë e kam përjetuar shumë keq dhe filloi me ankthin, me rrahje zemre. Qaja shumë, qaja përditë. Vija në shtëpi e thoja: “Sot qava në divan, dje qava në krevat, po tani ku do qaj?” kam qarë në çdo cep të shtëpisë.”-tha ajo.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48804 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE