Në Greqi vazhdojnë zjarret mes temperaturave deri në 45°C!

vovalbania July 26, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Në Greqi vazhdojnë zjarret mes temperaturave deri në 45°C!

Greqia po përgatitet për një rritje të mëtejshme të temperaturave, me maksimum prej 45°C në qendër të vendit, sipas parashikimit të shërbimit kombëtar të motit. Ndërkaq, zjarret vazhdojnë të shkatërrojnë ishujt turistikë të Rodosit e Korfuzit.

Pas një pushimi të hënën, një valë e re e të nxehtit filloi njët ditë më parë me temperatura 42°C dhe të mërkurën ndërmjet 43 e 45°C në qendër e në jug të vendit. Në rajonin e Athinës, Atikë, termometri do të shënojë mes 43 e 44°C.

Greqia ndodhet në Mesdheun Lindor, një nga “pikat e nxehta” të ngrohjes globale dhe aktualisht po përjeton një nga valët më të gjata të të nxehtit në vitet e fundit, sipas ekspertëve.

Referuar të dhënave të Observatorit Kombëtar të Athinës, rekordi absolut në kryeqytet u regjistrua në qershor 2007, me 44,8°C. Në nivel kombëtar u shënua në korrik 1977 me 48°C në Elefsinë, në afërsi të Athinës.

Prej më shumë se dhjetë ditësh, i gjithë vendi fqinj është përfshirë nga zjarret e dhunshme që vazhdojnë të rrënojnë ishujt turistikë të Rodosit në juglindje të detit Egje e në Korfuz, në skajin tjetër të vendit në Jon.

Të paktën 100 zjarrfikës po vazhdojnë luftën e tyre kundër flakëve në Eubea, ku një ditë më parë, dy pilotë të forcave ajrore greke humbën jetën kur avioni i tyre u rrëzua në një luginë.

Nga stafi grek u shpall zi tre-ditore. Pikërisht në këtë ishull u gjet dhe trupi i djegur i një viktime të tretë.

Në Rodos, ku zjarri vijon, 266 zjarrfikës të mbështetur nga tre helikopterë dhe dy avionë po përpiqen që ta frenojnë.

Në Korfuz, 62 zjarrfikës, dy avionë e dy helikopterë ndodhen në vendngjarje për të shuar zjarrin që nisi fundjavën e kaluar.

Edhe në Peloponezin Perëndimor, në një front të katërt të rëndësishëm, 140 zjarrfikës e një helikopter po luftojnë gjithashtu kundër zjarrit në pyje.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49967 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE