Nuk ka asnjë mënyrë për të nxirë shputat e këmbës dhe pëllëmbën e dorës në plazh, zbuloni arsyen!

vovalbania July 26, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Nuk ka asnjë mënyrë për të nxirë shputat e këmbës dhe pëllëmbën e dorës në plazh, zbuloni arsyen!

Ka zona të trupit që janë të vështira për t’u arritur nga rrezet e diellit dhe ngelen gjithmonë pjesë të bardha. Pavarësisht se ngjyra e lekurës suaj bëhet çokollatë, shputat e këmbëve dhe pëllëmbët e duarve tuaja mbeten ngjyrë qumështi. Nuk ka asnjë mënyrë për të nxirë këto zona.

Arsyeja është në fakt më shumë fizike se çdo gjë tjetër. Lëkura në këto vende është deri në tre herë më e trashë se kudo tjetër. Prandaj, është shumë më e vështirë që të ndodhin ndryshimet e dëshiruara kromatike. Por, ky nuk është shpjegimi i vetëm. Përveç kësaj, pëllëmbët, për shkak të pozicionit të tyre, zakonisht marrin shumë më pak rreze dielli se pjesët e tjera. Pra, për shumicën dërrmuese të njerëzve, është mision i pamundur të marrin ngjyrë në pëllëmbët e duarve.

Ndërkaq, kur lëkura dëmtohet si pasojë e ekspozimit të gjatë në diell, pjesë të mëdha të saj fillojnë e shkëputen nga trupi. Mënyra më e mirë për të evituar diçka të tillë është që të ruheni nga djegia e diellit. Hidratimi duhet të kthehet në një rutinë dhe jo vetëm gjatë verës.

Nëse ju pini ujë, atëherë lëkura juaj do të jetë e ushqyer dhe do të arrijë të mbrojë veten. Kur ju ekspozoheni ndaj diellit, trupi juaj humbet sasi të konsiderueshme uji, duke tharë lëkurën tuaj, prandaj është e rëndësishme t’i zëvendësoni ato. Pini ujë, apo dhe çaj jeshil të ftohtë në mënyrë që të fitoni dhe antoksidantë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48804 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE