Unaza ikonike e 2pac shitet për vlerën marramendëse

vovalbania July 26, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Unaza ikonike e 2pac shitet për vlerën marramendëse

Edhe pse ka ndërruar jetë prej vitesh, reperi 2Pac vazhdon të thyejë rekorde, si me muzikën e tij, ashtu në aspektin komercial, teksa së fundmi një prej bizhuterive të tij më të famshme, unaza prej ari, rubini dhe diamanti, ëshyë shitur në një ankand me një vlerë marramendëse.

Në ankandin e mbajtur së fundmi në New York, si pjesë e një eventi special ku i shitën disa objekte të hip-hop për 50 vjetorin e zhanrit, oferta fituese për unaën e legjendës së muzikës rap i tejkaloi parashikimet, teksa ishte menduar se do të shkonte vlera deri në 200-300 mijë dollarë, megjithatë unaza u shit për plot 1 milionë dollarë.

Kështu, unaza, që e shihni në foton e mëposhtme, është bërë objekti më i vlefshëm i një artisti hip-hop i shitur ndonjëherë.

Bizhuteria ka vlerë të madhe jo vetëm pasi ishte objekt personal i 2Pac, por edhe për pop kulturën, pasi reperin e mbajti atë të vendosur gjatë paraqitjes së tij të fundit publike në “MTV Video Music Awards” më 4 shtator 1996, pak ditë para se të vritej, ndërsa unaza është e gdhendur me fjalët “Pac & Dada”, një dedikim për të dashurën e tij Kidada Jones gjatë vitit 1996.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49432 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE