Dosja Ahmetaj, Gjykata e Lartë lë në fuqi sekuestron e vilave në Hamallaj dhe Palasë

vovalbania July 27, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Dosja Ahmetaj, Gjykata e Lartë lë në fuqi sekuestron e vilave në Hamallaj dhe Palasë

Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesat e bashkëjetueses dhe ish bashkëshortes së Arben Ahmetajt, Erjola Hoxhës dhe Albina Mançkës për heqjen e sekuestrove të vilave në Hamallaj dhe Palasë.

Në një reagim, për kontrollet me urdhër të GJKKO në banesat e tij dhe të familjarëveish ministri Arben Ahmetaj shprehet se shifra 1.8 mln euro që ka dalë si pjesë e hetimeve s’është gjë tjetër veçse një lajm i rremë.

“Sot u bë raprezalja e rradhës në familjen time, nga mosha 82 vjeç e poshtë. Madje pleqve iu janë marrë dhe celularët, në kërkim të provave për “inceneratorët”.

Ndërsa “spin doctor”/kontakt inceneratorësh, ka qarkulluar lajmin e rremë se qenkan transferuar 1,8 milionë euro…Në vend të merren me fondet e inceneratorëve, merren me 1,8 milione euro imagjinarë.

Fake news e prodhuar në laboratorët e ortakërisë mediatike dhe jo vetëm, të inceneratorëve …”- shkruan Ahmetaj në rrjete sociale.

Lajm në përditësim…

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50490 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE