I akuzuar nga 4 burra për sulm seksual, shpallet vendimi për aktorin Kevin Spacey!

vovalbania July 27, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
I akuzuar nga 4 burra për sulm seksual, shpallet vendimi për aktorin Kevin Spacey!

Duket se një tjetër aktor i Hollywood-it, i vënë në qendër të vëmendjes për gjithë arsyet e gabuara vitet e fundit, ka arritur të hedhë pas gjithë akuzat kundër tij.

Kevin Spacey, dy herë fitues i Oscar, u shpall i pafajshëm në gjyqin e zhvilluar në Mbretërinë e Bashkuar.

Në këtë mënurë akuzat që rëndonin ndaj tij, më saktësisht akuzat nga 4 burra të ndryshëm për ngacmim dhe sulm seksual, ranë të gjitha, ndërsa aktori 64-vjeçar rezultoi i pafajshëm dhe fitoi gjyqin.

Gjatë proçesit gjyqësor, i cili ka nisur shumë kohë më parë, dëshmuan 4 viktimat e supozuara, të cilët nuk e zbuluan identitetin e tyre, ndërsa para trupit gjykues e quajtën Spacey-n si predator dhe “sulmues seksual”. Megjithatë për gjykatën, nisur edhe nga rrëfimet e palës tjetër dhe provat e shfaqura, aktori nuk ishte i tillë.

Kujtojmë se pas aludimesh dhe thashethemesh, Spacey u hodh zyrtarisht në gjyq në majin e 2022, për incidetet seksuale të ndodhura supozimisht në Londër në vitin 2005, në 2008-ën dhe në Anglinë Perëndimore në 2013-ën. Personat që e akuzuan, tani janë rreth të 40-ave dhe të 30-ave, por deri më tani asgjë nuk është zbuluar rreth tyre. Akuzat ndaj aktorit u ngritën pas disa provave të mbledhura nga Shërbimi i Policisë Metropolitane në hetimin e tij, të paktën kështu njoftoi Prokuroria në atë kohë.

Sic e thamë, Spacey ka fituar dy çmime Oscar për rolet e tij në “The Usual Suspects” dhe “American Beauty”, teksa ka qenë drejtor artistik i teatrit “Old Vic” të Londrës nga 2003 deri në 2015, periudhë që përkon edhe me akuzat e hedhura poshtë kundër tij. Ai gjithashtu ka luajtur në serialin politik të Netflix “House of Cards”, një nga prodhimet më të mira të kompanisë, por nisur nga akuzat e bëra ndaj tij, aktori u pushua nga puna sezonin e fundit, ndërsa të gjitha aludimet kundër tij “e detyruan” Spacey-n të pranonte hapur seksualitetin e tij para pak vitesh, si homoseksual

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49463 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE