I dha fund lidhjes për shkak të tradhtisë, reagon reperi i njohur

vovalbania July 27, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
I dha fund lidhjes për shkak të tradhtisë, reagon reperi i njohur

Rosalia dhe Rauw Alejandro i kanë dhënë fund lidhjes së tyre disa ditë më parë, ku tradhtia nga ana e artistit u përfol se ishte shkaku i ndarjes

Mirëpo, vetë Alejandro ka reaguar së fundmi, me anë të një postimi të gjatë në Instagram, duke i mohuar kategorikisht këto pretendime.

“Gjatë gjithë këtyre viteve, ju keni qenë pjesë e arritjeve të mia profesionale, si dhe në të gjitha momentet e lumtura që kam jetuar me partneren time.

Nuk e kam menduar kurrë se do të isha në një pozicion ku do të më duhej të jepja një deklaratë publike për një çështje kaq private në jetën time. Po, para disa muajsh unë dhe Rosi i dhamë fund fejesës.

Ka mijëra probleme që mund të shkaktojnë një ndarje, por, në rastin tonë, nuk ishte për shkak të tradhtisë apo një personi të tretë. Gjatë kësaj kohe që po përpiqem të asimiloj gjithçka, ka pasur akuza të rreme publike dhe për shkak të respektit që kam për të, familjet tona dhe gjithçka që kemi jetuar, nuk mund të rrija në heshtje,”-u shpreh autoiri i hitit “Punto 40”.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49342 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE