Pas disa ditësh “luftë” me flakët, normalizohet situata në Peshtan dhe Kreshpan

vovalbania July 27, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Pas disa ditësh “luftë” me flakët, normalizohet situata në Peshtan dhe Kreshpan

Mëngjesin e kësaj të enjteje, aty ku për ditë me radhë sipërfaqe të tëra u shkrumbuan nga flakët në zonën e Peshtanit dhe Kreshpanit në Fier, situata duket e normalizuar. Flakët janë vënë në kontroll, ndërkohë që ende nuk ka një bilanc paraprak të dëmeve.

Aktualisht në terren, ndodhen dy mjete zjarrfikëse dhe 42 forca të ushtrisë të cilat po krehin të gjithë zonën e përfshirë nga flakët, për të neutralizuar plotësisht të gjitha vatrat e vogla në mënyrë që të shmangin mundësinë e riaktivizimit të vatrave.

Sipas banorëve, dëme të tilla si pasojë e zjarreve nuk mbajnë mend të kenë ndodhur në zonë, ndërsa e konsiderojnë një katastrofë mjedisore.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49931 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE