62-vjeçarja e cila ka një koleksion me 18,000 Barbie dhe i ekspozon në muze!

vovalbania July 28, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
62-vjeçarja e cila ka një koleksion me 18,000 Barbie dhe i ekspozon në muze!

Një grua 62-vjeçare gjermane tashmë ka hyrë në Guinness me një koleksion me 18 mijë Barbie, por publikimi i filmit amerikan këtë fundjavë u ka dhënë jetë të re kukullave të saj, të cilat ajo i ekspozon në muze. “Si fëmijë, kam luajtur gjithmonë me Barbie. Kur i dhashë kukullat e mia vajzës sime, ajo nuk i donte sepse ishin jashtë modës. Kështu që fillova t’i mbledh,”-tha Bettina Dorfmann nga Dusseldorfi për AFP.

Prej 28 vitesh ajo ekspozon koleksionin e saj prej disa muajsh në muze dhe qendra tregtare. “Gjatë ekspozitës ka nga 5000 deri në 20000 vizitorë, por me daljen e filmit më thanë se interesi është rritur”,-shtoi gjermania. Dorfman, e cila e ka parë tashmë dy herë filmit ka gjithashtu një “klinik” Barbie.

“Riparimi i një kukulle mund të kushtojë nga 10 deri në 500 ose 600 euro nëse është një model i rrallë”,-shpjegoi ajo. Rikujtojmë se filmi “Barbie” theu rekordin për vitin 2023 me 155 milionë dollarë në arkat e SHBA gjatë fundjavës. Filmi i Greta Gerving, regjisores së “Frances Ha”, “Lady Bird” dhe “Gratë e vogla”, mblodhi shumë aktorë të njohur dhe rolet kryesore të Barbie dhe Kenit luhen nga Margot Robbie dhe Ryan Gosling.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50785 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE