Skena u mbush me policë, çfarë ndodhi mbrëmë në koncertin e Mozzik? (Video)

vovalbania July 28, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Skena u mbush me policë, çfarë ndodhi mbrëmë në koncertin e Mozzik? (Video)

Mozzik u përball mbrëmē me një ngjarje të pazakontë në club-in ku ishte parë të performonte.

Reperi i njohur, i cili po vazhdon suksesshëm turin e tij veror, u paraqit para publikut në skenë por kësaj radhe performanca e tij u ndërpre ende pa nisur pasi skena u mbush me policë.

Në një video të shpërndarë në rrjetet sociale, Mozzik dëgjohet duke thënë:

“Ju kërkoj falje. Faleminderit që keni ardhë sonte por duhem me lëshu klubin se paska ndodh diçka. Shihemi Gjilan ju dua shumë”.

https://lokimagazine.com/wp-content/uploads/2023/07/Tiktok_1689720641491.mp4

Dikush nga stafi shton më pas se nuk ka ndodhur asgjë por duhet ‘lëshuar klubi për çështje sigurie’ teksa ka bërë të ditur se do vazhdojnë ditën pasardhëse me të tjerë artistë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49833 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE