“Do lidhesha me Luizin po të…”, deklarata e modeles ‘trazon ujërat’!

vovalbania July 30, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Do lidhesha me Luizin po të…”, deklarata e modeles ‘trazon ujërat’!

Juliana Nura është një modele e njohur në Kosovë, e cila gjithnjë shkakton bujë me deklaratat e saj. Një nga më viralet, është kur ajo ka thënë se ka qenë në një lidhje me Noizy-n, ndërsa vetë reperi e ka mohuar diçka të tillë.

Modelja ishte e ftuar ditën e sotme në “E Diell”, për shumë të pathëna dhe detaje ekskluzive. Ndërkohë, e pyetur lidhur me djemtë e Big Brother Vip Albania, Juliana është shprehur se nuk i njeh mjaft mirë, përveç njërit. Padiskutim që bëhet fjalë për fituesin e BBV, Luiz Ejllin, për të cilin modelja ka bërë edhe një shaka.

Po të isha në Shqipëri do isha lidhur me ndonjë djalë. Për shembull me Luizin. Ndoshta do isha lidhur po të më kishte pëlqyer ndonjëri.

Menjëherë pas kësaj deklarate, Juliana është përpjekur të qetësojë ujërat duke iu drejtuar Kiarës.

Bëj shaka o Kiara.

Epo shakaja gjysma e së vërtetës, ose jo. Këtë nuk e dimë. Mbetet për t’u parë nëse kjo deklaratë do të komentohet apo jo nga Luizi ose nga Kiara. Një gjë është e sigurt, që Juliana di të bëjë bujë kudo ku shkon.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48779 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE