“Kur të na japë leje Einxhel”, Sarah Berisha refuzon kërkesën e ndjekësit…

vovalbania July 30, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Kur të na japë leje Einxhel”, Sarah Berisha refuzon kërkesën e ndjekësit…

Einxhel Shkira dhe Sarah Berisha janë dy nga ish-banoret e BBV1 më të komentuara. Sa të ngjashme aq edhe të ndryshme, duket se dy vajzat gjithnjë janë përfolur edhe në lidhje me raportin me njëra-tjetren.

Të dyja ish-banore, të dyja të bukura dhe të suksesshme në botën e televizionit, dhe të lidhura me dy shokë të ngushte Dj Dagz dhe Dj Pm. Vajzat janë diskutuar gjithmonë nëse flasin apo jo me njëra-tjetrën, teksa në rrjet janë hedhur aludime për debate dhe zënka.

Einxhel dhe Sarah e kanë mohur të ketë një krisje mes tyre, por janë shprehur se thjesht kanë shumë angzhime gjë që i bën daljet e tyre edhe më të rralla. Ndërkohë, duket se vajza dalin dhe kjo vërtetohet prej një fotojë të postuar nga Sarah ku duket Pm që mban karrocën e vogëlushit të Dagz dhe Einxhel, Trev. Një ndjekës e ka pyetur blogeren:

Na trego një foto me Trevin.

Ndërsa ajo është përgjigjur si më poshtë.

Kur të na japë leje Einxhel. Deri atëhere, shihni vetëm karrocën.

Epo me siguri, fansat presin me padurim një foto të Sarës me Trev, e cila mesa duket do të vijë kur Einxhel të postojë më tepër djalin e saj në rrjete sociale.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49682 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE