Kristi i shpall luftë Luiz Ejllit?

vovalbania July 31, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Kristi i shpall luftë Luiz Ejllit?

Krist Dragoti dhe Luiz Ejlli janë dy konkurrentë të Big Brother Vip 2, dy lojtarë shumë të fortë që shkuan në finale kokë më kokë, nga ku fitues u shpall Luiz Ejlli. Ata kanë patur thumba kundrejt njëri-tjetrit gjatë qëndrimit në shtëpi, por me sa duket dhe jashtë saj. Kristi pas përfundimit të BBV, ishte pjesë e jurisë së She’s on top, një emision në lidhje me modën ku konkurrentët që ishin pjesë sfilonin dhe bënin lojra të ndryshme.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by E Diell ☀️ (@ediell_topchannel)

Gjatë mbrëmjes së djeshme, kur ishte dhe finalja e emisionit, ai ndërpreu moderatoren Argjira Spanca dhe tha:

Një mesazh për ish-kolegun tim, që fantazitë qe ka për mua në mes të natës ose mbas orës 12 t’i mbajë sekret.

Para pak orëve në llogarinë e tij në Instagram ka bërë dhe një InstaStory ku ka pyetur  fansat e tij:

Ndeshje boksi kundër Luizit në nëntor komentoni kush fiton?

Epo mesa duket Kristi i ka hapur luftë këngëtarit, i cili akoma nuk ka reaguar për këtë deklaratë. Jemi në pritje te reagimit që Luizi ka në lidhje me këtë situatë. Që pas përfundimit të BBV, duket se thumbat mes të gjithë ish-banorëve nuk kanë përfunduar. Nga debatet në rrjete sociale të Bled Manes dhe Nitës, deri te deklaratat shokuese mes Luizit dhe Dea Mishel, ky sezon i dytë i Big Brother Vip, ka qenë tepër i zhurmshëm.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48935 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE