Muriqan, do fuste 28 mijë e 400 euro të padeklaruara në Shqipëri, nën hetim 50-vjeçari
![](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2022/02/56-2-150x150.png)
![Muriqan, do fuste 28 mijë e 400 euro të padeklaruara në Shqipëri, nën hetim 50-vjeçari](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2023/07//muriqan-do-fuste-28-mije-e-400-euro-te-padeklaruara-ne-shqiperi-nen-hetim-50-vjecari.jpeg)
Një 50-vjeçar është vënë nën hetim pasi u përpoq të fuste 28 mijë e 400 euro para të pa deklaruara në kufi. Shërbimet e Policisë Kufitare në PKK Muriqan teksa po kontrollonin mjetin me të cilin po udhëtonin dy shqiptarët e Kosovës babë e bir, gjetën edhe paratë e padeklaruara në çantën e 50-vjeçarit.
Në vijim të veprimeve, u referuan materialet në Prokurori ku nisi hetimi për shqiptarin e Kosovës me iniciale P. P., 50 vjeç, banues në Gjermani, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.