Nëse edhe juve ju ka ndryshuar zëri më kalimin e viteve jeni në artikullin e duhur!

vovalbania July 31, 2023 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Nëse edhe juve ju ka ndryshuar zëri më kalimin e viteve jeni në artikullin e duhur!

Zëri ynë ndryshon nga momenti kur lindim deri kur vdesim dhe shkaku nuk është vetëm i plakjes, por edhe i hormoneve, alkoolit, pirjes së duhanit, disa ilaçeve dhe lloji i punës që bëjmë. Në një artikull në “The Conversation”, profesor i anatomisë në Shkollën Mjekësore Lancaster në Mbretërinë e Bashkuar, Adam Taylor, shpjegon se, tingulli i zërit tonë prodhohet nga kordat vokale, të cilat gjenden në laring, një pjesë e rrugëve sistemit të frymëmarrjes, që lejon ajrin të kalojë nga fyti në mushkëri, kur kjo ndodh, kordat vokale dridhen, duke prodhuar zë.

Këto përbëhen nga tre pjesë kryesore: muskuli vokal, ligamenti vokal dhe membrana mukoze, e cila mbulon gjëndrat. Laringu gjithashtu ka rreth 17 muskuj të tjerë që mund të ndryshojnë pozicionin dhe tensionin e kordave vokale, duke ndryshuar tingullin e prodhuar. Gjatë pubertetit, hormonet fillojnë të ndryshojnë zërin tonë, duke ndikuar në strukturën e laringut dhe gjatësinë e kordave vokale, të cilat janë rreth 16 mm tek meshkujt pas pubertetit dhe 10 mm në femrat.

Kordat vokale të femrave në përgjithësi bëhen 20-30% më të holla, kjo është arsyeja pse vajzat kanë zë më të lartë se djemtë. Tek femrat zëri ndryshon edhe në varësi të fazës së ciklit menstrual në të cilin ndodhen cilësia e zërit përmirësohet gjatë ovulacionit, sepse gjëndrat prodhojnë më shumë mukozë dhe “lubrifikojnë” kordat vokale. Gratë që marrin pilula kontraceptive nuk i kanë këto lloj ndryshimesh mujore, sepse ilaçi bllokon ovulacionin.

Megjithatë, gjatë fazës premenstruale, kordat vokale janë më të ngurta. Me kalimin e moshës, laringu rritet në përmbajtjen e mineraleve, duke u bërë më i ngurtë dhe më shumë si kërc kockor. Ky ndryshim, i cili mund të ndodhë nga mosha 30-vjeçare sidomos te meshkujt, i bën kordat vokale më pak fleksibël, të cilat humbasin tonin e muskujve; edhe indet që i mbështesin humbasin elasticitetin dhe bëhen më pak fleksibël.

Një rënie në funksionin e muskujve të mushkërive, në numrin e gjëndrave që prodhojnë mukus mbrojtës dhe në aftësinë për të kontrolluar laringun kontribuojnë gjithashtu në ndryshimin e zërit. Pastaj ka vese që rrisin rrezikun e dëmtimit të kordave vokale, siç është pirja e duhanit, që shkakton inflamacion të lokalizuar, prodhim të tepërt të mukusit, por edhe tharje të mukozave dhe alkooli, i cili ka efekte të ngjashme.

Edhe disa ilaçe mund të ndikojnë gjithashtu në zë. Për shembull, steroidet e thithura që përdoren për trajtimin e laringitit, holluesit e gjakut ose relaksuesit e muskujve. Për fat të mirë, ndryshimet nga marrja e këtyre barnave zakonisht largohen kur ndaloni marrjen e tyre. Një faktor përfundimtar që kontribuon në ndryshimin e zërit tonë me kalimin e viteve mund të jetë abuzimi që i bëhet në disa punë. Megjithatë, në përgjithësi, të kënduarit ose leximi me zë të lartë çdo ditë mund të ndihmojë në trajnimin e kordave vokale dhe mbajtjen e tyre në formë, duke ngadalësuar plakjen e tyre. Për të parandaluar dëmtimin e zërit tonë, është gjithashtu e rëndësishme të qëndrojmë të hidratuar dhe të kufizojmë konsumin e alkoolit dhe tymit.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49461 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE