Turizmi “off road”, eksplorimi i Shqipërisë në çdo cep

vovalbania July 31, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Turizmi “off road”, eksplorimi i Shqipërisë në çdo cep

Një trend i ri turizmi është edhe turizmi Off-Road. Shumë turistë të huaj zgjedhin ta eksplorojnë natyrën e Shqipërisë në një këndvështrim ndryshe.

Nuk kanë nevojë për bileta avioni, ata zgjedhin të vijnë me makinë për të përshkuar çdo cep të vendit nga veriu në jug. Qëndrojnë në makinat e tyre, konsumojnë ushqim këtu, ngrenë një çadër të vogël dhe kaq mjafton për të shijuar pamjen e mrekullueshme. Kështu kanë bërë edhe dy turist gjerman. Për të tretin vit radhazi zgjedhin ta vizitojnë Shqipërinë në këtë formë

“Off road e bëjmë përreth 3 vite tashmë. Kemi udhëtuar në shumë vende të Ballkanit, Malin e Zi, Shqipërinë, Greqinë.. dhe na shijon sepse këtu ndihemi të lirë. Në Gjermani nuk është e lejueshme kjo gjë. Pjesa më e vështirë e këtij lloj turizmi është sepse shkon në vende jo shumë të zakonshme, dhe e ke të vështirë të gjesh ndihmë nëse të duhet, por kur sheh veten në mes të asgjës, larg qyteteve të mëdha, vetëm ti dhe natyra, është diçka fantastike”, thotë një turist.

“Kemi 1 javë në Shqipëri çdo gjë është mbreslënëse këtu. Në Gjermani mund të udhëtosh deri në 5 km nëpër fshatra, ndërsa këtu mund të ecësh me orë të tëra, nuk ka njerëz, nuk të bezdis askush dhe kjo na pëlqen”, tregon një tjetër.

Ka kaq shumë alternativa turizmi për të përjetuar shtigje dhe kultura të reja por në ndryshim nga ato tipikët ky lloj turizmi është ai ku udhëtimi është pjesa më e rëndësishme në vend të destinacionit. Po si u njohën turistët gjerman me Shqipërinë, dhe vendosën ta përjetojnë këtë aventurë të tyren këtu.

“U njohëm me Shqipërinë 3 vjet më parë, po bënim një tur nga Mynihu, dhe kështu e zbuluam. Na pëlqeu shumë, kemi gjetur miq të mirë këtu, dhe kjo është hera e gjashtë që vijë. Shpenzoj 3-4 muaj të vitit në Shqipëri, dhe ju them të gjithëve ejani në këtë vend përpara se të mbushet plot me turistë”, shprehet një tjetër pushues,

Ndryshe nga turizmi që jemi mësuar të shohim, gjatë këtij viti po pikasim edhe turizmin me makina, ç’ka do të thotë, qëllimi është të udhëtosh përmes natyrës që ofron Shqipëria, por ku makina mund të bëhet edhe shtëpia juaj.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48802 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE