Surprizon gruan në 50-vjetorin e martesës duke mbjellur mbi 1 milion luledielli!

vovalbania August 01, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Surprizon gruan në 50-vjetorin e martesës duke mbjellur mbi 1 milion luledielli!

Një fermer përgatitit një surprizë të veçantë për gruan e tij në 50-vjetorin e martesës së tyre. Lee Wilson, nga Kansas, SHBA, vendosi të mbjellë 1.2 milionë luledielli si dhuratë për bashkëshorten e tij në një fushë prej 80 hektarësh. Së bashku me ndihmën e djalit të tyre, ai mbolli farat e lulediellit në fshehtësi gjatë muajit maj.

Kur erdhi dita e përvjetorit të tyre, Lee i dhuroi gruas së tij dhuratën e dashur. Renee tha në një intervistë për ABC Kake se:

Ai më bëri të ndihem shumë e veçantë. Nuk mund të ishte një dhuratë më e përsosur përvjetori se një fushë me luledielli.

Çifti u njohën në shkollën e mesme kur ishin 16-vjeç dhe që atëherë janë bashkë. Shumë vizitorë shkuan në vendin piktoresk për të parë bukurinë e luleve mahnitëse.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49054 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE