Meta “sfidon” inteligjencën artificiale, ja se për çfarë po përgatitet!

vovalbania August 02, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Meta “sfidon” inteligjencën artificiale, ja se për çfarë po përgatitet!

Ndër shumë frikëra dhe rreziqe që mbizotërojnë rreth inteligjencës artificiale, është fakti se ne nuk mund të dallojmë një imazh të vërtetë dhe real nga ai i rremë. Mes këtyre shqetësimeve, Meta vjen në ndihmë duke përgatitur një label që të dimë se cilat postime i janë nënshtruar një përpunimi të tillë me AI. Në të njëjtën kohë, Meta po përgatitet të nxjerrë edhe mjete gjeneruese të inteligjencës artificiale të bazuara në modelin Llama 2. Çdo përdorues do të ketë në dispozicion mjete që kanë të bëjnë me inteligjencën artificiale.

#Instagram is working to label the contents created or modified by #AI in order to be identified more easily 👀 pic.twitter.com/bHvvYuDpQr

— Alessandro Paluzzi (@alex193a) July 30, 2023

“Përmbajtja e AI do të vërshojë Instagramin dhe një nga veçoritë gjeneruese të AI që Meta do të shtojë do të jetë një shënim i veçantë për përmbajtjen në fjalë, “Generated by Meta AI”. “Krijuesi ose Meta ka deklaruar se kjo përmbajtje është krijuar ose modifikuar me AI“, do të lexohet në shënimin e ri. Më pas, etiketat do të deklarojnë pranë postimeve të redaktuara se është “gjeneruar nga Meta AI” dhe se “Përmbajtja e krijuar nga AI zakonisht është etiketuar në mënyrë që të mund të gjendet lehtësisht”. E gjithë kjo ndërkohë që ligjvënësit po përpiqen të vendosin disa rregulla dhe ligje të reja në temën e inteligjencës artificiale.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48744 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE