Ndërron jetë pushuesi serb në Vlorë, dyshohet se pësoi arrest kardiak në ujë!

vovalbania August 02, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ndërron jetë pushuesi serb në Vlorë, dyshohet se pësoi arrest kardiak në ujë!

Një pushues nga Serbia ka humbur jetën pasditen e kësaj të mërkure në plazhin e Vlorës.

Ngjarja ka ndodhur në plazhin “Uji i Ftohtë” në Vlorë, ku shtetasi serb, J. D., 54 vjeç, dyshohet që sapo ka rënë në kontakt me ujin në breg të detit, ka pësuar “arrest kardiak”.

54- vjeçarit i është dhënë ndihmë e menjëhershme nga pushuesit, roja bregdetare dhe më pas nga ekipi mjeksor i urgjencës, por ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave dhe të shkakut të humbjes së jetës së 54-vjeçarit.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50875 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE