Ndezi zjarr në tokën e tij ku u dogjën 4 dynym tokë, arrestohet 51-vjeçari në Lezhë!

vovalbania August 02, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ndezi zjarr në tokën e tij ku u dogjën 4 dynym tokë, arrestohet 51-vjeçari në Lezhë!

Një 51-vjeçar nga fshati Manati i Lezhës është arrestuar për zjarrvënie.

D.Ll., 51 vjeç, u arrestua në flagrancë për shkak se dogji një sipërfaqe prej 4 dynymësh tokë arë, në pronësi të tij, si pasojë e ndezjes së një zjarri për të djegur mbetjet e bimëve të grurit.

“Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë apelon për qytetarët që në asnjë rast të mos ndezin zjarre, pasi ky veprim përbën krim dhe ndëshkohet penalisht, si dhe i fton ata që të denoncojnë në numrin 112, çdo rast të tillë, me qëllim ndërhyrjen e menjëhershme për shuarjen e flakëve dhe procedimin penal të shtetasve përgjegjës.”-njofton policia.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49833 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE