Pamje mahnitëse nga e gjithë bota e superhënës së 1 gushtit, mediat e huaja përfshijnë dhe Kosovën!

vovalbania August 02, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Pamje mahnitëse nga e gjithë bota e superhënës së 1 gushtit, mediat e huaja përfshijnë dhe Kosovën!

Me dy super hëna të plota do të mirëpresim dhe do e mbyllim gushtin e këtij viti, në datë 1 dhe në datën 31 të muajit. Mbrëmjen e kaluar, kjo superhënë është e dyta nga katër gjithsej në verën e vitit 2023.

Superhëna e plotë ndodh kur Hëna është në fazën e Hënës së plotë dhe është shumë afër perigjeut, pra pikës së saj më të afërt me Tokën. Kjo është arsyeja pse ajo duket më e madhe dhe më mbresëlënëse, veçanërisht për vëzhguesit me përvojë të Hënës.

Fotografia e Hënës e shkrepur në Kosovë ka zënë vend në artikullin e BBC-s, në kuadër të imazheve më të mira në botë. Të martën mbrëma, vëzhguesit në të gjithë botën patën mundësi të pikasin Hënën e plotë, por kësaj radhe më të madhe se zakonisht dhe më të ndritshme.

Hëna e plotë e këtij muaji e quajtur “Hëna Sturgeon” ndriçoi qiellin e natës kur u ngrit mbi horizont pak pas perëndimit të diellit. Kjo është e para nga dy super hënat e këtij muaji. Hëna e plotë e ardhshme më 31 gusht do të quhet Hëna Blu pasi është Hëna e dytë e plotë që shfaqet në një muaj kalendarik.

BBC përmblodhi fotografitë më të mira të super hënës nga e gjithë bota, dhe brenda artikullit të tyre është edhe fotografia e shkrepur në Prishtinë. Ja disa nga imazhet e tjera që BBC ka përzgjedhur për t’i publikuar në artikull…

Prishtinë

Stamboll

Kinë

Tel Aviv

Qipro

Maltë

Spanjë

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48722 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE