Sondazhi i TAR/A mendoni që fituesi në zgjedhjet e brendshme të PD-së do ta çojë partinë drejt fitores?

vovalbania August 02, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Sondazhi i TAR/A mendoni që fituesi në zgjedhjet e brendshme të PD-së do ta çojë partinë drejt fitores?

Lulzim Basha u rikthye në krye të Partisë Demokratike të Shqipërisë, pas zgjedhjeve për kryetarin të një dite më parë. Ai mori 16 mijë e 196 vota, ndërsa rivali i tij, Gjergj Hani 1 mijë e 657. Rezultati u konfirmua nga Komisioni Zgjedhor në Partinë Demokratike. Në fjalën para mbështetësve, Basha tha se prej 29 korrikut nis ndryshimi i madh i Partisë Demokratike.

Në garë u përfshinë ish-kryetari i kësaj force politike, Lulzim Basha dhe përballë tij Gjergj Hani, një ish-i persekutuar politik. PD-ja i ka mbajtur këto zgjedhje e përçarë dhe e ndarë në tri pjesë. Deri para këtij procesi, PD-ja ishte e ndarë në dy pjesë, mes mbështetësve të Lulzim Bashës e atyre të Sali Berishës. Por, zhvillimi i këtij procesi e thelloi dhe më shumë përçarjen.

Ndërkohë, ne kemi ngritur një sondazh ku pyetëm ndjekësit tanë: “A mendoni që fituesi në zgjedhjet e brendshme të PD-së do ta çojë partinë drejt fitores?” Përgjigjet ishin këto: 92% janë përgjigjur me ‘jo’, 4% me ‘po’ dhe 4% me ‘nuk e di’.

Sondazhi ynë i ri është: “Një vit nga tragjedia e Potamit me pasojë vdekjen e Jonadës, si i vlerësoni kushtet e sigurisë në plazhe krahasuar me vjet?” Votoni në këtë link për të dhënë mendimin tuaj.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50889 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE