Sot zbardhet kalendari i Abissnet Superiore dhe i Kategorisë së Parë!

vovalbania August 02, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Sot zbardhet kalendari i Abissnet Superiore dhe i Kategorisë së Parë!

Ditën e sotme do të zbardhen kalendari i kampionatit Abissnet Superiore 2023-2024 dhe ai i Kategorisë së Parë 2023-2024. Ndërkaq, në mjediset e sallës së konferencave në “Shtëpinë e Futbollit” do të hidhet shorti për edicionin e ri të këtyre dy kampionateve.

Departamenti i Komunikimit në Federatën Shqiptare të Futbollit bën të ditur se shorti për edicionin e 85-të të kampionatit Abissnet Superiore dhe Kategorisë së Parë do të hidhet paraditen e sotme, duke nisur nga ora 11:00.

Ashtu siç është bërë e ditur edhe më herët, kampionati Abissnet Superiore do të nisë më 19 gusht 2023 dhe është planifikuar të mbyllet me 11 maj 2024. Ndërsa kampionati i Kategorisë së Parë është programuar të fillojë më 2 shtator e të përfundojë në datën 8 maj.

Këtë sezon, në kampionatin Abissnet Superiore marrin pjesë këto skuadra: KF Tirana, KF Laçi, KF Partizani, FK Kukësi, KF Vllaznia, KF Teuta, KF Skënderbeu, KF Egnatia, FK Dinamo dhe KF Erzeni.

Ndërsa në kampionatin e Kategorisë së Parë do të marrin pjesë: KF Bylis, KS Kastrioti, Flamurtari FC, FK Tomori, KS Korabi, FK Apolonia, KF Luz i Vogël 2008, FC Besa, FC Lushnja, KF Burreli, Vora, Elbasani.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49463 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE