Ndaloni për një moment punën që keni dhe pastroni tastierën e kompjuterit…

vovalbania August 03, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ndaloni për një moment punën që keni dhe pastroni tastierën e kompjuterit…

Tastierat janë vatra bakteresh. Hulumtimet kanë zbuluar se dy baktere, të quajtur Enterococcus faecium (VRE) dhe Staphylococcus aureus (MRSA), jo vetëm që rriten në sipërfaqe të tilla, por janë edhe rezistente ndaj ilaçeve. Në fakt, at0 mbijetojnë edhe 24 orë në tastierë. Ka një shans të lartë për të zhvilluar një lloj akneje, e cila është për shkak të prekjes së pajisjeve elektronike të pista. Ato që gjenden në tastierë dhe në celularin tuaj, në veçanti, mund të shkaktojnë edhe infeksione, të tilla si ekzema.

Një tjetër hulumtim, në të cilin ata studiuan një mostër prej 300 tastierash, zbuloi se të gjitha ishin plot me baktere, mes tyre edhe E.Coli. Autorët e këtij studimi zbuluan se këta mikroorganizma patogjenë mund të jenë përgjegjës për transmetimin e infeksioneve të lëkurës. E njëjta gjë vlen edhe për ato në ekranet e smartfonëve, kufjet dhe mousi.

Filloni të lani duart para dhe pas përdorimit dhe sigurohuni që ta pastroni tastierën tuaj të paktën një herë në javë. Gjërat që do të gjeni poshtë janë të pabesueshme dhe të neveritshme.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 51023 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE