“Qeveria ka shkelur Kushtetutën”, opozita në Kosovë kërkon hetime ndaj qeveritarëve!

vovalbania August 03, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Qeveria ka shkelur Kushtetutën”, opozita në Kosovë kërkon hetime ndaj qeveritarëve!

Opozita kërkon hetim të rasteve të keqpërdorimeve nga ana e Qeverisë së Kosovës.

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku thotë se institucionet e drejtësisë duhet të veprojnë sa më shpejt, pasi qytetarët janë duke i vuajtur pasojat.

“Ftojmë institucionet e rendit, policinë dhe prokurorinë, që urgjentisht të hetojnë të gjitha aferat e kësaj Qeverie dhe të mos lejojnë prishjen dhe humbjen e provave: Sikur që kanë humbur vajin dhe grurin”, shprehet ajo.

Çitaku kërkon llogaridhënie nga kreu i Qeverisë, Albin Kurti për përfshirjen e ministrave dhe eksponentëve të tjerë në këto skandale.

“Por çfarë ka bërë kryeministri Kurti? Kryeministri Kurti në Parlamentin e Kosovës ka goditur prokurorinë në vend që t’i jep mbështetje institucioneve të drejtësisë, kryeministri Kurti dhe eksponentët e lartë të qeverisë kanë goditur gazetarët në vend se t’i mbrojnë dhe t’i promovojnë ata”.

Ndërkohë, nga Lidhja Demokratike e Kosovës shkruajnë që Qeveria e Kosovës e ka shkelur katër herë Kushtetutën e Kosovës.

“Shkelja e parë e kësaj qeverie ishte kur sipas tyre ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci kishte ndërhyrë në kompetencat e Komunës së Kamenicës për reformën në arsim. Shkelja tjetër është bërë me Ligjin për Këshillin Prokurorial i cili u hartua nga ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu paraqet shkeljen e dyte kushtetuese, ndërsa një tjetër është pezullimi i vendimeve të Komunës së Prishtinës dhe shkelja e katërt është shkarkimi i tetë anëtarëve të bordit të RTK-së”.

Opozita është duke kërkuar që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme, pasi cilësojnë se qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti është duke i shkaktuar dëm Kosovës.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49625 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE