Policia e Kosovës sot zvogëlon sërish praninë në veriun me shumicë serbe!

vovalbania August 04, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Policia e Kosovës sot zvogëlon sërish praninë në veriun me shumicë serbe!

Policia e Kosovës po përgatitet që sot të zvogëlojë me 25% praninë në objektet komunale në veriun me shumicë serbe. Një hap të tillë, forcat e rendit e kanë marrë dhe në korrik, në kuadër të marrëveshjes së arritur mes Kosovës e Bashkimit Europian për shtensionimin e situatës në atë pjesë të vendit.

Përmes një njoftimi për media, policia theksoi se vendimi është marrë pas vlerësimit të situatës së sigurisë me misionin e NATO-s në Kosovë, KFOR dhe misionin e Bashkimit Europian për Sundimin e Ligjit, EULEX.

Situata në veri u tensionua në fund të majit kur serbët kundërshtuan hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptarë në komunat veriore Zveçan, Leposaviç e Zubin Potok.

Ata nuk i pranojnë kryetarët, ndonëse i kanë bojkotuar zgjedhjet.

Për disa javë, para ndërtesave mbaheshin protesta çdo ditë, me kërkesën që kryetarët të tërhiqeshin, bashkë me pjesëtarët e Policisë së Kosovës, të angazhuar në atë zonë.

Një tjetër pikë e marrëveshjes përfshin dhe mbajtjen e zgjedhjeve të reja në veri. Por, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se nuk mund të ketë votime pa shtensionim të plotë të situatës në veri.

Ne do të sigurohemi që kjo përvojë e re që do ta kemi me ndërprerjen e mandatit të këtyre kryetarëve në veri, të ketë mbështetjen dhe garancitë ligjore e procedurale. Pra, duhet të sigurohemi që procesi të jetë aq i sigurt, sa të jetë i pasfidueshëm në kuptimin legal e juridik.

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, bëri të ditur se zgjedhjet e parakohshme mund të zhvillohen nëse 20% e votuesve në një komunë nënshkruajnë një peticion për largimin e kryetarit të po asaj komune.

Sipas Krasniqit, ky peticion do të dërgohej në Komisionin Qendror Zgjedhor (KQZ) që do ta verifikonte dhe më pas do të niste një referendum me pyetjen: A duhet të shkarkohet kryetari?

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49417 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE