17 të plagosur nga një sherr me armë zjarri në një lokal në Prishtinë!

vovalbania August 05, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
17 të plagosur nga një sherr me armë zjarri në një lokal në Prishtinë!

Një konflikt ku u përdorën armë zjarri përfundoi me 17 të plagosur në një lokal në Prishtinë. Rreth mesnate, policia e Kosovës mori njoftim për të shtëna e shkoi në vendngjarje, në rrugën “Rexhep Luci”. Zëdhënësi Agron Borovci:

Rreth orës 23:30 u raportua për të shtëna me armë zjarri, në një lokal  në rrugën “Rexhep Luci” në Prishtinë.

Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para dyshohet se disa persona kanë marrë plagë nga arma e zjarrit apo edhe nga fragmente qelqi. Ndërkohë që të lënduarit janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor, policia po vijon punën me veprime të ekzaminimit të vendngjarjes, si dhe me veprime të tjera operativo-hetimore.

Aktualisht, së paku dy të dyshuar janë identifikuar si të implikuar në këtë rast dhe po punohet për identifikimin e të tjerë të dyshuarve të mundshëm.

Mediat në Kosovë bëjnë të ditur se forcat e rendit arrestuan të dyshuarin kryesor, i cili mbeti i lënduar e po merr trajtim spitalor. Ndërkaq, raportohet se një prej të plagosurve është në gjendje të rëndë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49207 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE