E rëndë në Kosovë! Të shtëna me armë dhe sherr në një lokal, plagosen 17 persona

vovalbania August 05, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
E rëndë në Kosovë! Të shtëna me armë dhe sherr në një lokal, plagosen 17 persona

Të shtëna me armë zjarri në një lokal në rrugën “Rexhep Luci” në Prishtinë, janë raportuar rreth orës 23:30 të mbrëmjes së djeshme.

Nga informacionet paraprake bëhet e ditur se policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe dyshohet se disa 17 persona kanë marrë plagë nga arma e zjarrit apo edhe nga fragmente qelqi.

Gjithashtu bëhet e ditur se të lënduarit janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Ndërkohë policia po vijon punën me veprime të ekzaminimit të vendngjarjes si dhe me veprime të tjera operativo-hetimore .

Aktualisht së paku dy të dyshuar janë identifikuar si të implikuar në rast, përderisa po punohet edhe për identifikimin e të dyshuarve të tjerë të mundshëm.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49697 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE