Të hënën, shorti për play-off të Conference League/Kundërshtarët e mundshëm të skuadrave shqiptare!

vovalbania August 05, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Të hënën, shorti për play-off të Conference League/Kundërshtarët e mundshëm të skuadrave shqiptare!

Pas dy ditësh, pra të hënën e datës 7 gusht, në mesditë do të hidhet shorti për fazën play-off të Conference League-ës, pikërisht aty ku dhe po synojnë që të shkojnë tri skuadrat shqiptare që kanë arritur në raundin e tretë të kualifikueseve.

Partizani, Ballkani e Struga do të njohin kundërshtarët e mundshëm, që do të kenë përballë në sfidat e radhës.

Sipas formatit të përcaktuar, ekipet që vijnë nga Champions League do të ndeshen me njëri-tjetrin në këtë kompeticion.

Skuadrat kampione që do të kualifikohen nga turi i tretë i Conference League-ës do të përballen me ekipet kampione që do të eliminohen nga raundi i tretë i Europa League-ës.

Në të tilla kushte, në rast se kualikifikohen, skuadrat shqiptare do të ndeshen me një prej atyre që do të eliminohen nga çiftet  Žalgiris-BK Häcken, Qarabağ-Helsinki,  Zrinjski Mostar-Breidablik, Sheriff Tiraspol-BATE Borisov dhe Astana-Ludogorets.

Kujtojmë se ndeshjet e play-off-it të Conference League-ës do të luhen në datat 24 e 31 gusht, si dhe do të vijnë në ekranin e SuperSport/DigitAlb.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49316 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE