Rusia sulmoi një qendër të transfuzionit të gjakut në Ukrainë!

vovalbania August 06, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Rusia sulmoi një qendër të transfuzionit të gjakut në Ukrainë!

Rusia goditi me bombë një qendër të transfuzionit të gjakut në verilindje të Ukrainës, duke vrarë dhe plagosur njerëz. Kjo bëhet e ditur nga presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, i cili nuk jep detaje se sa persona mbetën të vrarë apo të plagosur në sulmin e shënuar në Kupiansk, në rajonin e Harkivit.

Vetëm ky krim lufte tregon gjithçka për agresionin rus.

Rusia nuk ka komentuar rreth këtij sulmi. Në të kaluarën, Moska i ka mohuar akuzat se po sulmon civilët apo se ka kryer krime lufte.

Qyteti Kupianski dhe zonat përreth ranë nën kontrollin e trupave ruse në ditët e para të pushtimit të plotë të Ukrainës nga Moska, në muajin shkurt të vitit të kaluar. Por, u çliruan gjatë një kundërofensive ukrainase në shtator.

Në një postim në rrjetet sociale, Zelensky i përshkroi si “kafshë”, autorët e sulmit.

Të mposhtësh terroristët është çështje nderi për çdo njeri që çmon jetën.

Ky sulm ndodhi vetëm një ditë pasi Moska tha se një cisternë nafte ruse SIG, u dëmtua nga një goditje ukrainase me dronë në Ngushticën e Kërçit, pranë një ure që lidh Krimenë e aneksuar nga rusët me Rusinë. Sipas Qendrës së Koordinimit të Shpëtimit Detar, po punohej për ta rimorkiuar anijen, pasi nuk mund të lundronte pas sulmit.

Fillimisht, kanalet ruse në Telegram raportuan se shpërthimet ndodhën në Ngushticën e Kërçit, duke dëmtuar një cisternë nafte e bllokuar përkohësisht trafikun mbi urë. Cisterna e naftës SIG u sanksionua nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vitin 2019, për shkak se furnizonte forcat ruse në Siri, me karburant për avionë.

Në Detin e Zi, sulmet janë rritur që nga koha kur Rusia nuk pranoi të vazhdojë një marrëveshje të ndërmjetësuar nga Turqia e Kombet e Bashkuara (OKB) për eksportimin e drithërave ukrainase përmes detit. Kremlini i tha “JO” zgjatjes së afatit përtej 17 korrikut.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 64056 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE