“U kënaqe me koncerte bashkie”- Partnerja e Armaldos i jep përgjigjen e ashpër ndjekësit

vovalbania August 06, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“U kënaqe me koncerte bashkie”- Partnerja e Armaldos i jep përgjigjen e ashpër ndjekësit

Gjatë qëndrimit në “Big Brother VIP Albania”, Armaldo Kllogjeri bëri të ditur se llogarinë e Instagramit ia menaxhon partnerja e tij.

Nuk dihet nëse edhe pas daljes nga reality show është ende partnerja e tij ajo që ia menaxhon profilin, megjithatë një përgjigje e fundit ndaj një komenti të ndjekësit na la këtë përshtypje.

Teksa ai falenderonte publikun për koncertin ku ishte pjesë në Kukës, një ndjekës i shkroi:

“U kënaqe me koncerte bashkie”, koment i cili përgjigjen duket se e mori nga partnerja e Armaldos:

“Kënaqu dhe ti se një jetë kemi”, duke vazhduar më pas: “Ik o shok, Armaldo s’ka kohë me u mar me ju injoranta”.

Kujtojmë se gjatë kohës që Armaldo ishte pjesë e BBV, partnerja e tij, asokohe shtatzënë, u vu në qendër të ofendimeve nga ndjekësit, shkak pozicionimi i tenorit në lojë krah Olta Gixharit.

Kjo solli që Arbana Osmani të vinte me një reagim publik, duke bërë që komentet në faqen zyrtare të programit të bllokoheshin menjëherë deri në një vendim të dytë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 51125 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE