Donald Trump pret që gjykatësja të kërkojë përjashtim nga çështja ndaj tij!

vovalbania August 07, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Donald Trump pret që gjykatësja të kërkojë përjashtim nga çështja ndaj tij!

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump vuri në shënjestër gjykatësen federale të caktuar në çështjen ku akuzohet për përpjekje për të ndryshuar rezultatin e presidencialeve të 2020-ës. Avokati i Trump-it argumentoi se veprimet që klienti i tij ndërmori pas humbjes, thjesht ishin “kërkesa”.

Përmes një postimi, me shkronja të mëdha, Trump shkruante:

NUK MUND TË KEM NJË GJYKIM TË DREJTË NGA GJYKATËSJA E CAKTUAR.

Ai nuk e fsheh se ka në plan që të kërkojë vetëpërjashtimin e gjykatëses Tanya Chutkan nga gjykimi i çështjes e që gjyqi të mos zhvillohet në Uashington.

Mike Pence nuk e hedh poshtë mundësinë për të qenë dëshmitar i prokurorisë, nëse Donald Trump përfundon në gjyq për orkestrim komploti, për të shfuqizuar humbjen në presidencialet e 2020-ës.  I pyetur nga CBS nëse do të bëhet dëshmitar, ish-zv.presidenti republikan amerikan tha se nuk ka “plane”, por nuk e hodhi poshtë mundësinë.

Avokati i Trump-it, John Lauro tha se do ta mirëpriste dëshminë e Pence-it, nëse ish-nënpresidenti vendos të dëshmojë. Dje në një sërë intervistash televizive argumentoi se çdo veprim që ndërmori Trump pas zgjedhjeve të vitit 2020 ishin shprehje e “aspiratave të tij”, të mbrojtura nga liria e fjalës.

Mike Pence do të jetë një nga dëshmitarët tanë më të mirë në gjyq. Mezi pres që të kem mundësinë për ta marrë në pyetje, sepse ai do të eliminojë plotësisht çdo dyshim që Trump, presidenti Trump, besonte me vendosmëri se parregullsitë zgjedhore kishin çuar në rezultate të papërshtatshme.

Para dhe gjatë certifikimit të fitores së Biden-it në Kongres më 6 janar 2021, Pence mbikëqyri procedurat në rolin ceremonial si president i Senatit. Ai u përball me trysni nga Trump-i për ta shfuqizuar rezultatin e zgjedhjeve, por refuzoi. Dje Trump e sulmoi, duke iu referuar si “Mike Pence i vogël”. Ish-presidenti kryeson bindshëm në garën e republikanëve, me rritje në sondazhe sa herë ngrihen aktakuza ndaj tij.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50585 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE